Fatkeqësisht, askush nuk është i sigurt kur është fjala për infektimin me parazitë
Mjafton që të mos i lajmë duart pas ushqimit, të pinë ujë nga çezma, apo të na thumbojë ndonjë insekt, apo si do të rritet rreziku nga shfaqja në organizëm.
Shumica e njerëzve në të vërtetë edhe nuk dinë për praninë e parazitëve në trup. Parazitët shpesh janë mikroskopik dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve.
Metodat bashkëkohore diagnostike, për fat të keq në shumicën e rasteve nuk mund t’i konfirmojnë saktësisht.
Cilat vërtet janë simptoma e parazitëve në zorrë?
Sa akne keni, puçrra, rënie të hershme të flokëve, cilësi të keqe të thonjve dhe lëkurës, angjina të shpeshta, polipe, sinusit, alergji, molisje, frymë e keqe, kruarje anale, diarre ose kapsllëk kronik, nervozë dhe sëmundje të shpeshta të sistemit urogjenital, është e mundshme të keni parazitë në organizëm.
Burimet më të zakonshme të infeksionit nga parazitët janë mishrat e pagatuar si duhet (mishi i derrit, viçit, peshku i pagatuar veçanërisht), frutat dhe perimet e palara, ata që udhëtojnë në vendet e treta, uji i ndotur, mushkonjat dhe kafshët.
Mbroni veten dhe fëmijët tuaj!
Ilaçi më i mirë pikërisht gjendet në natyrë, në zgjedhjen e mirë të bimëve, të cilat rriten në vendet ekologjike dhe të paprekura.
▪ Hudhra është mbreti për mbytjen e parazitëve. Nëse një copë hudhër e grini imët në një gotë me qumësht dhe e lini të mbuluar me kapak gjatë gjithë natës në frigorifer, dhe e konsumoni në mëngjes esëll do të luftoni një herë e mirë parazitët.
Përsëriteni për një muaj këtë recetë duke e konsumuar një herë në javë, kjo në varësi të parazitëve dhe do të shihni rezultate të pabesueshme.
▪ Vaji i kokosit ka qindra përdorime duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve deri tek tiroidet. Ai i sulmon shumë mirë edhe parazitët. Konsumoni 6 lugë gjelle vaj kokosi në ditë për një javë.
▪ Shafrani i Indisë tërheq me ngjyrën por edhe me përfitimet e shumta që ka. Konsumoni shafran me kos (5 gram në një gotë kos) çdo ditë.
▪ Kanella është një erëz e mrekullueshme, një antioksiduese që zë vend kudo, madje edhe në luftën ndaj parazitëve. Në këtë rast ai rekomandohet në formën e vajit, ku në një gotë me ujë do të hidhni 1-2 pika vaj kanelle dhe ta konsumoni para se të flini gjumë.
▪ Mund të përdorni gjithashtu edhe erëzën e rigonit. Nëse hidhni 2-3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët dhe e konsumoni 3 herë në ditë për një javë do të shihni përmirësime.
Përfshini sa më shumë në dietën tuaj ushqimore fara lini, chia dhe panxhar të kuq. Kanë veti të jashtëzakonshme.
▪ Vitamina C nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Sigurohuni që të merrni sa më shumë vitaminë C përmes ushqimeve që konsumoni pasi do t’ju ndihmojë shumë.