Studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë e forcon sistemin imunitar, shëndetin e zemrës dhe ka ndikim shumë të mirë në trurin e njeriut.
Mjekët sugjerojnë që çokollata e zezë të jetë me përmbajtje më të madhe të kakaos, sepse ashtu ndihmojnë edhe në furnizimin e organizmit me hekur.
“Çokollata e zezë ndihmon në uljen stresit pasi përmban sasi të konsiderueshme të kakaos,” thotë Sonal Arora, dietologe.
Ekspertë nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, kanë zbuluar se çokollatat që përmbajnë mbi 70 përqind kakao, e përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të zemrës.
Përqindja e lartë e kakaos në çokolatë ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke reduktuar inflamacionin.