Pse duhet të pini ujë me kanellë dhe mjaltë çdo mëngjes

0
Gjigandi

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave shëndetësore është ajo e ujit, mjaltës dhe kanellës.

Ato janë produkte të shëndetshme, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.

Mjalti, uji dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë me raportin 1 lugë gjelle mjaltë, një lugë çaji kanelle e bluar dhe një gotë ujë.

Vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kanellës:

Sistemi imunitar: mjalti dhe kanella janë shumë të mira për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe për jetëgjatësinë. Ky kombinim mund të përdoret edhe për të kuruar të ftohtit dhe virozat.

RonaTyra

Diabeti: kanella përmban antioksidantë, të cilët kanë efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që këta përbërës ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të diabetit.

Pickimet e insekteve: një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi i irritimit apo skuqjes që pickimi i insekteve shkakton.

Tretja: mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin sa më të mirë të sistemit tretës. Të dyja i parandalojnë gazrat nga stomaku dhe infeksionet e fshikëzës urinare dhe atyre të zorrëve.

Artriti: mjalti dhe kanella përboren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet, që sëmundja e artritit i shkakton. Konsumimi i rregullt i kësaj përzierjeje magjike e përmirëson shëndetin e kockave dhe e zbut dhimbjet e kyçeve.

Kujdesi për lëkurën: lëkura është një nga përfituesit e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i këtij kombinimi mund t’i trajtoj infeksionet e lëkurës dhe puçrrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu