Pesë mënyra për të pasur një shëndet të mirë mendor

0
Gjigandi

Shëndeti mendor është shumë më tepër se një diagnozë, është mirëqenia juaj e përgjithshme dhe aftësia për të menaxhuar me ndjenjat dhe vështirësitë e përditshme, thotë Patricia Harteneck – psikologe. Ajo liston disa nga metodat më të mira për të qenë të shëndetshëm në aspektin mendor.

1. Thuani vetes diçka pozitive

Hulumtimet tregojnë se si mendoni për veten tuaj mund të ketë një efekt të fuqishëm në mënyrën se si ndjeheni. Kur ne e perceptojmë negativisht veten dhe jetën tonë, ne mund të përfundojmë duke parë përvojat në një mënyrë që e konfirmon këtë nocion.

Përkundrazi, praktikoni të përdorni fjalë që nxisin ndjenjat e vlerësimit të vetvetes dhe fuqisë personale.

2. Shkruani diçka për të cilën ju jeni mirënjohës

RonaTyra

Mirënjohja është e lidhur ngushtë me mirëqenien e përmirësuar , shëndetin mendor  dhe lumturinë. Metoda më e mirë të rritur ndjenjat e mirënjohjes është të mbash një ditar mirënjohjeje ose të shkruash një listë ditore të mirënjohjes. Gjeni diçka për të cilën ju jeni mirënjohës, lëreni të mbushë zemrën tuaj dhe ta mbështesni atë ndjenjë.

3. Mos u fokusoni në shumë gjëra

Kur e shijoni momentin ju e lejoni veten që të heqni dorë nga emocionet negative ose të vështira nga përvojat e kaluara që na rëndojnë. Filloni duke sjellë vetëdijen për aktivitetet rutinë, të tilla si të bëni dush, të hani drekë ose të ecni në shtëpi. Kushtimi i vëmendjes ndaj ndjesive fizike, tingujve, aromave ose shijeve të këtyre përvojave ju ndihmon të përqendroheni. Kur mendja juaj endet, thjesht kthejeni atë që jeni duke bërë.

4. Ushtroni vazhdimisht

Trupi juaj lëshon endorfinë që lehtëson stresin dhe forcon humorin para dhe pasi të keni punuar, kjo është arsyeja pse ushtrimi është një antidot i fuqishëm ndaj stresit, ankthit dhe depresionit. Kërkoni forma te ndryshme për të shtuar aktivitetin në ditën tuaj, si marrja e shkallëve në vend të ashensorit ose ecja në natyrë.

5. Hani ushqim të mirë

Ushqimi i shëndetshëm dhe i shijshëm ndihmon në lirimin e hormonit serotoninë që ndikon në rritjen e ndjenjës së lumturisë. Hani ushqime të mira me vlera ushqyese që të jeni në gjendje me qenë aktiv, sygjeron psikologia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu