Periodat kanë zyrtarisht një emoji që do të thyejë tabutë rreth këtij fenomeni

0
Gjigandi

Unicode, një organizatë me seli në Kaliforni që administron shpërndarjen e emoji-s në të gjithë botën, sot ka lëshuar një emoji me rënie gjaku, si edhe një ton të modeleve të tjera gjithëpërfshirëse.

Ky vendim ka ardhur pasi më shumë se 55 mijë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi kanë bërë thirrje që kjo emoji të shtohet në tastierën globale për përdoruesit e smartphone.

Hulumtimi i tyre gjithashtu përcaktoi një nevojë përfundimtare për të thyer tabu rreth menstruacioneve. Sondazhi i tyre përfshiu gratë e moshës 18-34 vjeç dhe ai tregoi se gjysma e tyre, afro 47% besonin se gjatë javës së periodave, përfshirja e një emoji që e identifikon këtë fenomen në trupin e femrës sikur e bën më të lehtë këtë periudhë dhe i shtyn vajzat dhe gratë që të flasin për rrjedhjen e tyre me shoqet dhe koleget femra.

“Ne jemi shumë të entuziasmuar kur e shohim këtë emoji më në fund të disponueshme në tastierat tona smartphone. Për shumë kohë, periodat janë heshtur dhe eufemizuar në mënyrë obsesive. Ne e dimë se kjo ka një ndikim të tmerrshëm tek vajzat në veçanti, duke filluar nga vajzat që ndjehen të turpshme të flasin për ciklin me bashkëmoshataret e tyre, te vajzat që mungojnë në shkollë nga frika e turpit, tek vajzat që vuajnë nga probleme serioze të shëndetit riprodhues”, thotë Susanne Legena, CEO e këtij plani ndërkombëtar në Australi.

Çështja e stigmës ndaj ciklit menstrual është diçka serioze dhe ndërsa një emoji nuk do ta zgjidhte problemin tërësisht, të paktën do të ndihmojë në ndryshimin e bisedave. Gjithçka fillon duke folur për gjërat tona, madje edhe për ciklet menstruale, sepse kështu thyhen tabutë dhe kështu nis njohja e trupit dhe e vetes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu