Normaliteti i ri s’i lejon prekjet/përqafimet, por a e dini fuqinë e tyre?

0
19
Gjigandi

Normaliteti i ri kërkon që njerëzit të mos preken, puthen, përqafohen të paktën për aq kohë sa s’ka një vaksinë kundër COVID-19

Në fillim, ngjan si një rregull më shumë për t’u zbatuar, por gjërat ndryshojnë nëse ju themi se prekja njerëzore (përqafimi), shërbejnë si ilaç për personin tjetër në periudha të vështira.

Sado e pabesueshme që mund të duket, të kesh pranë partnerin tënd duke të të shtrënguar dorën apo duke të prekur gjatë kohës që ti ke dhimbje fizike, të bën automatikisht të ndihesh më mirë. Këtë, ekspertët e quajnë ndryshe “ilaçi i dashurisë” dhe funksionon vërtetë.

Një nga psikologët që është marrë me fuqinë që ka një përqafim a një prekje njerëzore, zbuloi se ekziston një anë tjetër e dashurisë dhe vendosi të bëjë një eksperiment me gruan e tij gjatë lindjes së vajzës.

Nga ky test rezultoi se sa më afër njëri tjetrit të ishin, madje edhe pa u prekur fare, valët e trurit të tyre ishin në sinkron perfekt. Diçka e tillë minimizonte dhimbjet e lindjes dhe gruaja qetësohej. Ky sinkronizim ndërpritet herë pas here nga dhimbja, por ajo që e rikthen sërish është prekja.

“Ilaçin e dashurisë” mund ta provoni kur njëri prej jush ka një dhimbje të caktuar fizike. Merrni dorën e partnerit dhe mbajeni për pak. Do të vini re se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja do të jenë në harmoni të plotë. Ndoshta s’do ta ndjeni, por kjo ndodh, shkruan Anabel.

Sa më shumë të sinkronizuar të jeni, aq më të shpejta do të jenë rezultatet. Njeriun që doni, mund ta shpëtoni vetëm me një prekje, por do të na duhet të presim pak për t’ju rikthyer kësaj superfuqie magjike.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu