Numri i duhanpirësve që kapin koronavirusin është “më i ulët se sa pritej”, thonë shkencëtarët

0
Gjigandi

Një përmbledhje e studimeve shkencore ka zbuluar se duhanpirësit mund të kenë më pak mundësi të infektohen me koronavirus.

Studiuesit në University College London shikuan 28 dokumente me të dhëna mbi njerëzit që testojnë pozitivisht me virusin dhe zbuluan se numri i duhanpirësve në mesin e tyre ishte “më i ulët se sa pritej”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rreziqet më të gjera të duhanit tejkalojnë ndonjë përfitim, dhe studimet kanë zbuluar se mund të dëmtojnë aftësinë e mushkërive për të luftuar infeksionet.

Nga 28 studime të analizuara, 22 janë kryer në Kinë, tre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Kore, një në Francë dhe një ndërkombëtarisht duke përdorur kryesisht të dhëna në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky studim zbuloi se 5% e pacientëve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ishin duhanpirës aktualë ose të dikurshëm, të cilët përbëjnë 14.4% dhe 25.8% të popullsisë së përgjithshme. 

RonaTyra

Duhanpirësit që përfunduan në spital me virusin dukej se vuanin më rëndë, shkruan Metro. Është sugjeruar që nikotina mund të ketë një efekt mbrojtës, megjithëse studiuesit e UCL theksuan pasigurinë thelbësore për gjetjet e tyre për shkak të mënyrës se si ishin regjistruar zakonet e pirjes së duhanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu