‘Dora e Zotit’

0
Gjigandi

Diego Armando Maradona e priti me entuziazëm vendimin për të pezulluar përfundimisht kampionatin në Argjentinë për shkak të Coronavirusit, çka i jep mundësi skuadrës që ai drejton, Gimnasias, të qëndrojë në elitë (është vendosur që të mos ketë rënie nga kategoria).

“Ishim të bindur se do të shpëtonim. Nuk është fundi që dëshironim, por gjithsesi është shpërblimi që po merr një grup që ka dhënë jetën ditë pas dite për të bërë të lumtur tifozët.”

Në momentin e ndërprerjes së kampionatit, skuadra e drejtuar nga “El Pibe de Oro” renditej në vendin e 19-të nga 24 skuadra pjesëmarrëse.

“Dua ta bëj të qartë që nuk kemi festuar ndërprerjen e kampionatit dhe vendimin që nuk do të ketë rënie nga kategoria. Donim të ktheheshim në fushë, megjithatë do të festojmë për punën që kemi bërë.

Po dëgjoj të flitet për një “Dorë të re të Zotit”, por do të doja që kjo dorë të ndihmonte në dhënien fund të kësaj pandemie dhe njerëzit të mund të jetojnë normalisht dhe me shëndet të plotë. Uroj gjithashtu që të kuptohet se e gjitha që do të vijë më pas duhet përballuar së bashku, për të mirën e futbollit argjentinas. Askush nuk është një “Rambo” që mund ta fitojë i vetëm këtë luftë. Edhe vetë Ramboja nuk do t’ia dilte”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu