Nëse hani më pak, do të jetoni më shumë

0
Gjigandi

“Nëse hani më pak, do të jetoni më shumë” – Ky është thelbi i një kërkimi shkencor prestigjoz, me të cilin biologu austriak i qelizave Austo Guido Kroemer sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”.

Një vlerësim i promovuar nga rajoni i Lombardisë që i siguroi atij një çek për një milion eurosh, të cilin do të jetë në gjendje ta investojë tek studimi që tashmë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. 70% e këtij çmimi ekonomik, të dhënë nga 15 shkencëtarë të lartë italianë, do të investohen në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Lombardi.

Studimi i Guido Kroemer ka zbuluar një mekanizëm aq të thjeshtë sa është i rëndësishëm: kur i fusim më pak kalori trupit, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë: qelizat e organizmit tonë “hanë” elementët e dëmshëm të pranishëm në trup.

Rezultati? Një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës mesatare. Reduktimi i kalorive të marra mënyrë të përditshme, nga sa tregon studimi, aktivizon mekanizmin që degradon proteinat e tjetërsuara dhe e mban kështu organizmin më të shëndetshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu