Dhembjet të cilat zgjasin më shumë se një ditë janë shenjë që urgjentisht duhet të paraqiteni te mjeku
Edhe pse përflakja e zorrës qorre më së shumti i godet tinejxherët dhe njëzetvjeçarët, mund të shfaqet edhe te fëmijët.
Nëse dhembjet e fëmijës suaj përkeqësohen me lëvizje, frymëmarrje të thellë, kollitje apo teshtitje, menjëherë duhet ta çoni te mjeku në mënyrë që të mos arrihet deri te pëlcitja e zorrës qorre dhe helmimi.
Dhe derisa simptomat e përflakjes së zorrës qorre te të rriturit janë humbja e apetitit, krupa, vjellja, temperatura e lehtë, djersitja, kapsllëku apo diarreja, te fëmijët këto simptoma dallojnë.
Fëmijët më të vegjël se 5 vjeç
Përflakja akute e zorrës qorre mund të shkaktojë kombinime të ndryshme simptomash te fëmijët shumë të vegjël. Fëmijët midis 2 dhe 5 vjeç më së shpeshti kanë dhembje në stomak dhe vjellje, ndërsa janë të shpeshta ethet dhe humbja e apetitit. Fëmijët e sapolindur më të vegjël se 2 vjeç simptomat e para i tregojnë me vjellje, bark të ënjtur, ethe, por edhe me diarre.
Nëse fëmija juaj tregon cilëndo qoftë nga këto simptoma, të cilat vërtet mund të jenë edhe shenjë e ndonjë gjendjeje tjetër, mos supozoni asgjë por menjëherë çojeni te mjeku.
Fëmijët mbi 5 vjeç
Shumica e fëmijëve do të kenë temperaturë dhe simptomën më pak të njohur të dhembjes së mprehtë, e cila shfaqet pasi që t’i lironi shtypjen nga zona e poshtme abdominale. Fëmijët gjithashtu mund të kenë nivel të ngritur të rruazave të bardha të gjakut, gjë që është shenjë e infeksionit.
Disa fëmijë me përflakjen e zorrës qorre kanë dhe simptoma të tjera karakteristike, duke përfshirë krupën, vjelljen dhe mungesën e apetitit.