Ndihmoni vetes: Çfarë duhet të bëni nëse paraqitet sulmi i panikut?

0
Gjigandi

Sulmi i anksiozitetit shpesh vjen nga askund, mirëpo as atëherë, as kur do të mund të themi që është me arsye, nuk do të kalojë lehtë, nëse vetes nuk i dalim në ndihmë

Është me rëndësi të reagojmë menjëherë dhe ndjenjën e panikut ta ndërpresim sa më parë.

Si të veprojmë? Para së gjithash, duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet patjetër ta mbrojmë shëndetin.

 Bëhuni të vetëdijshëm për rëndësinë e frymëmarrjes. Merrni frymë, thellë dhe në mënyrë të balancuar, sepse kështu organizmit do t’i ndihmoni.

 Lani fytyrën me ujë sa më të ftohtë. Qarkullimi i gjakut do t’ju shpejtohet, truri do të aktivizohet, ndërkaq vëllimi i muskujve do të relaksohet.

RonaTyra

 Lëvizni fizikikisht, mos qëndroni ulur në një vend. Bëni stërvitje, merruni “vrullshëm” me jogë apo stërvitje të muskujve të barkut.

 Qartësojani vetes që sulmi i panikut është vetëm situatë momentale, diçka që do të kalojë aq shpejt sa do të vendosni ju që mund të kalojë.

 Përkushtoni vëmendjen, ndërroni fokusin. Ekspertët rekomandojnë që të numëroni me shpejtësi nga prapa nga 100 deri në 0. Ose zgjidhni probleme matematikore, sudoku, teste interesante psikologjike.

 Thirrni dikë i cili ju është i afërt apo i dashur, por të jetë pozitiv. Bisedoni me të për disa tema qetësuese.

 Merrni ndonjë libër dhe përpiquni që sa më bukur dhe më hollësishëm t’i ngjyrosni fletët.

 Blini ndonjë bimë (aromatike apo dekorative), mbillni dhe zbukuroni saksinë.

 Teknikat e kreativitetit janë të shkëlqyeshme për qetësim të trurit, andaj gjeni shami letre, ngjitës dhe ndonjë objekt të vjetër të cilin do ta zbukuroni.

 Filloni të mbani ditar. Madje edhe dy-tri fjali në ditë do të jenë shëruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu