Me këtë truk të thjeshtë dredhëzat do të qëndrojnë më shumë

0
Gjigandi

Tani është sezoni i dredhëzave, por meqenëse është fjala për pemët të cilat kanë numër të vogël kalorish, mund t’i hamë sa të duam

Krahas anëve të shumta pozitive të kësaj peme, ekziston edhe ana më e keqe.

Dredhëzat shpejt prishen, pra askush nuk dëshiron t’i hajë kur zbuten, ndryshojnë ngjyrën dhe shijen.

Po ju zbulojnë sekretin se si t’i mbani dredhëzat të freskëta dhe e gjitha që ju nevojitet janë uthulla, uji dhe tepsia.

Për fillim në një enë më të madhe qitni gjysmë filxhani uthull dhe dy filxhanë e gjysmë ujë dhe në atë tretje lini dredhëzat të qëndrojnë disa minuta.

RonaTyra

Thartira e uthullës do t’i eliminojë mykun dhe bakteret të cilat shpejt i prishin dredhëzat. Pas këtij veprimi dredhëzat nuk do të kenë shijen e uthullës.

Për t’i tharë mirë dredhëzat vendosni në leckë letre apo në leckë tekstili dhe lërini të qëndrojnë një kohë. Patjetër hiqjani gjithë lagështinë, sepse vetëm kështu do të pengoni prishjen dhe futni në frigorifer.

Tani keni dredhëza të freskëta të cilat mund të qëndrojnë me ditë të tëra, ndërkaq këtë metodë mund ta aplikoni edhe për manaferrat dhe mjedrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu