Fjalët emocionuese të Acerbi: Kanceri në testikuj më shpëtoi nga alkoolizmi

0
Gjigandi

Mbrojtësi italian, Acerbi, ka dhënë disa detaje nga beteja e tij me kancerin.

Mbrojtësi i Lazio dhe kombëtares së Italisë, Francesco Acerbi, ka thënë se lufta e tij me kancerin në testikuj e ka shpëtuar atë nga alkoolizmi.

31 vjeçari që  tani konsiderohet nga mbrojtësit më të mirë në Itali, i cili ka bërë edhe debutimin me kombëtaren më herët gjatë këtij viti, ka pasur një luftë më të vështirë sesa ato brenda fushave të blerta.

Në vitin 2013, Acerbi luftonte me kancerin në testikuj, kurse në vitin 2014 konfirmoi se jeta e tij është jashtë rrezikut. E kjo luftë, duket se mbrojtësin e ka shpëtuar nga një tjetër betejë që ai po e humbiste.

“Pas vdekjes së babait, jeta ime po shkonte poshtë. Isha tek Milan dhe asgjë nuk më motivonte. Nuk dija se si të luaja” ka thënë fillimisht Acerbi.

RonaTyra

“Fillova të pija, pija shumë. Kanceri më shpëtoi. Kisha diçka për të luftuar” ishin fjalët e italianit.

Lojtari më nuk jeton me frikën nga kanceri, edhe pse është në dijeni se ai mund të rikthehet. Lojtari ka tejkaluar kancerin, gjithashtu edhe alkoolin, për të vazhduar një karrierë të mirë në futboll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu