Femrat që hanë darkë pas orës 18:00 janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës

0
Gjigandi

Hulumtimet sugjerojnë se femrat të cilat hanë darkë në mbrëmje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Pasi i kanë studiuar 112 femra, ekspertët e universitetit të Kolumbisë kanë zbuluar se ato të cilat kishin ngrënë darkë pas orës 18:00 kishin pasur më shumë faktorë të rrezikut, siç është shtypja e lartë e gjakut, indeks të madh të masës trupore (BMI) dhe kontroll të dobët të sheqerit në gjak, transmeton The Prestige.

Rezultatet gjithashtu kanë treguar se çdo rritje e përqindjes së kalorive që konsumohet në mbrëmje kontribuon në shëndet më të dobët të zemrës.

Kjo kryesisht ndodh për shkak se konsumimi i ushqimit gjatë mbrëmjes e mban trupin më të aktivizuar kur në atë kohë trupi duhet të fillojë të qetësohet.

Përderisa shtypja e gjakut duhet të bie për të paktën 10 për qind para se të flini, hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i darkës e pengon këtë.

RonaTyra

Sipas autorëve të studimit, darka e vonshme, që vjen si rezultat i jetës moderne, është kundër orës natyrale të trupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu