Shumë femra kërkojnë në internet gjëra të ndryshme për vagjinën çdo ditë, por e vërteta është se shumë prej tyre kanë pak njohuri për gjenitalin femëror.
Pasi që shumica e femrave kanë turp t’i diskutojnë këto çështje me doktorët apo me miqtë, mungesa e njohurive mund të shpie në probleme të ndryshme.
Jen Gunter, gjinekologe me një përvojë prej mbi 25 viteve, ka shkruar një libër që mund t’ju jep përgjigje për të gjitha pyetjet që i keni.
Sidoqoftë, më poshtë i keni vetëm pesë fakte të rëndësishme që çdo femër duhet t’i dijë për vagjinën e vet.
1: Dallimi mes vagjinës dhe vulvës
Vagjina është brenda trupit dhe ajo çfarë shihni nga jashtë, pjesa që preket me rrobat, është vulva.
Dr. Jen thotë se është kruciale që ta dini terminologjinë e saktë.
2: Vagjina e pastron veten
Sipas saj, përgjatë 10 viteve shumë femra besojnë se duhet të përdorin produkte për ta modifikuar aromën e vagjinës.
Por, nuk keni nevojë të blini produkte të shtrenjta për ta pastruar pjesën e brendshme të vagjinës.
Dr. Jen ka shpjeguar se vagjina e pastron veten.
Edhe uji mund ta pengojë ekosistemin delikat të vagjinës, duke jua rritur rrezikun për infeksione seksuale.
Në anën tjetër, pjesa e jashtme, apo zona e vulvës, mund të pastrohet kur është nevoja, me ujë ose ndonjë gjë tjetër të përshtatshëm.
3: Vagjina është si kopsht
Vagjina përmban një “ushtri” të baktereve të mira, të cilat ndihmojnë ta mbajnë atë të shëndetshme.
Mikrobiomi vagjinal është sikur një kopsht me të gjitha llojet e baktereve të cilat funksionojnë së bashku për ta mbajtur të shëndetshëm ekosistemin vagjinal.
Bakteria e mirë prodhon substanca të cilat e krijojnë një ambient pak acidik, por që ndihmon t’i ndalojë bakteret e këqija.
Kjo është arsyeja se përse letrat antibakteriale për pjesën e brendshme nuk janë të mira sepse mund ta pengojnë balancimin e baktereve.
4: Qimet pubike janë të rëndësishme
Përderisa trendi i heqjes së qimeve në zonën vagjinale është në rritje, Dr. Jen këshillon që të përdorni produkte të pastra.
Nëse dëshironi t’i hiqni qimet pubike me brisk rroje, atëherë përdoreni një të pastër, përgatiteni lëkurën dhe shkoni në drejtim të rritjes së qimeve që ta shmangni rritjen e qimeve përbrenda lëkurës, e të cilat mund të shkaktojnë infeksione.
Nga heqja e qimeve pubike shpeshherë ndodhin shumë prerje, infeksione, etj. Qimet pubike e kanë një funksion, ku me shumë gjasë janë barrierë mekanike dhe mbrojtje për lëkurën. Ato gjithashtu mund të kenë rol në funksionin seksual sepse secila qime është e lidhur në një nerv – andaj edhe dhemb kur e hiqni.
5: Mosha ndikon në vagjinë
Fatkeqësisht vjen një kohë ku femrat përjetojnë shumë ndryshime aty poshtë, e ato ndryshime janë normale.
Sasia e hormoneve në trup dhe nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë në vagjinë dhe në vulvë.
Këto inde, të cilat janë mbajtur të lagështa, mund të ndryshojnë duke rezultuar në thatësi aty poshtë, e që pastaj mund të shkaktohet edhe dhimbje aty poshtë gjatë seksit.
Megjithatë, shumica e femrave mund të gjejnë ndihmë për këtë problem te doktori.