Disa bindje të gabuara që në vend të të dobësojnë, të shëndoshin më shumë

0
Gjigandi

Çdokush përpiqet për të ruajtur formën fizike, ose nëse është nevoja, për të humbur peshë, prandaj kjo është arsyeja pse e gjejmë vazhdimisht veten ‘të ftuar’ për të ndjekur modele dietike të reja, të rindryshuara, të përshtatura, por jo gjithmonë të ekuilibruara

Secili nga ne, ndjek një regjim të vetin ushqimor i cili mund të karakterizohet nga ide të gabuara të cilat jo vetëm nuk kontribuojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës, por përkundrazi, na predispozojnë për të marrë më shumë peshë.

Disa prej këtyre këshillave ose të ashtuquajtura ‘truke’ të cilat janë zbatuar për të humbur peshë, nuk janë asgjë më shumë se mite fals. Merrini dhe njëherë në konsideratë këto të pesta:

Për të humbur peshë, duhen evituar karbohidratet

Karbohidratet janë të nevojshme për trupin tonë, sepse prodhojnë energji. Ushqimet që janë të pasura me karbohidrate, janë gjithashtu të pasura edhe me vitamina, lëndë ushqyese dhe fibra ushqimore thelbësore për të pasur një fizik të shëndetshëm.

RonaTyra

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta, mund të çojë në rritjen e dëshirave për ushqime kalorike. Nëse doni të mbani nën kontroll peshën, atëherë eliminoni gjithë karbohidratet e përpunuara nga proceset industrial, të cilat janë me të vërtet të dëmshme dhe të kërkoni për alternative më të shëndetshme.

Pijet e lehta ju ndihmojnë të mirëmbani linjat

Pijet dietike të varfra në kalori janë jë ‘kurth’ për mendjen. Ëmbëltuesit artificialë që përmbajnë ato, ‘mashtrojnë’ gjuhën, por edhe ngatërrojnë trupin. Kjo sjell një rritje të dëshirave për ushqim, pasi ëmbëltuesit artificialë shkaktojnë një dëshirë të madhe për ushqim.

Të hash pas orës 20.00 të shëndosh

Të hash darkë pas një ore precize, nuk do të thotë që do të shëndoshesh, sepse ajo që ha ka më shumë rëndësi se sa ‘kur’ ha.

Vaktet e mesnatës ose të natës vonë, zakonisht tentojnë të jenë të larta në kalori, pasi janë zgjedhje që variojnë nga patatinat, tek akulloret e picat. Kështu që nëse keni një aktivitet ditor të ngjeshur dhe prireni të hani vonë, mos u shqetësoni: e rëndësishme është të hani mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, duke shmangur ushqimet industrial, të përpunuara ose shumë kalorike.

Të sigurohesh që të eliminosh gjithë ushqimet e yndyrshme dhe hiperkalorike

Privimi nga këto ushqime, ndonjëherë na shtyn të gabojmë më shumë, duke ngrënë me vrap një pjatë patatina të skuqura ose një picë të tërë. Që dieta të zgjasë, dhe të mos ndalet në gjysmë të rrugës, atëherë duhet të kënaqni qiellzën dhe mendjen herë pas here.

Pijet proteinike janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u dobësuar

Lëngjet e frutave proteinike nuk ju bëjnë të humbisni peshë. Shumë njerëz pinë pije proteinike edhe kur marrin të njëjtën sasi ditore ushqimi.

Kjo s’ju ndihmon të humbni peshë, përkundrazi, të shtoni. Prandaj ata që merren me stërvitje, i pinë ato për të marrë masë muskulore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu