Dieta e buzëqeshjes, ushqimet që duhen ngrënë për të luftuar depresionin

0
Gjigandi

Depresioni mposhtet në tavolinë me një dietë të shëndetshme që ka në bazë frutat, perimet, peshk dhe mish pa yndyrë. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim bazuar tek të rinjtë me shqetësime depresive, të cilët ndryshuan dietën e tyre për tre javë.

Studimi i publikuar në revistën shkencore ‘PloS One’ u krye nga Heather Francis i Macquarie University, në Australi dhe bëhet fjalë për studimin e parë klinik lidhur me efikasitetin e ushqimit të shëndetshëm si antidepresiv.

“Studime të ndryshme kanë treguar se një regjim jo i duhur ushqimor, është i lidhur me depresionin, ashtu sikundër një regjim ushqimor i shëndetshëm, redukton ndjeshëm rrezikun për tu prekur nga kjo sëmundje”, komenton psikiatri Graziano Pinna i Universitetit të Illinois në Chicago.

Studiuesit mbajtën nën monitorim 76 të rinj me çrregullime depresive, një pjese të të cilëve iu kërkua që të ndryshonin regjimin ushqimor, duke reduktuar konsumin e ushqimeve të shpejta, me yndyrë në këmbim të frutave, perimeve, peshqve dhe mishit pa yndyrë.

Të rinjtë u ndihmuan me një paketë me fruta dhe një shumë parash për të blerë vetëm ushqime të shëndetshme, ndërsa një pjesë tjetër u lanë që të ndiqnin regjimin e përhershëm ushqimor.

RonaTyra

Pas tre javësh monitorim, të rinjtë që ndoqën një regjim të shëndetshëm ushqimor, shënuan reduktim të ndjeshëm të nivelit të ankthit dhe depresionit dhe një pjesë e mirë u rikthyen në normalitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu