Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani?

0
Gjigandi

Nëna dhe blogerja, Molly DeFrank, ka arritur të bëjë atë që shumë prindër nuk e kanë bërë akoma: kufizoi kohën e ekranit të fëmijëve në minimum. Ajo mbështet vendimin  dhe efektet me rezultate pozitive çuditërisht të forta që vërtetojnë se sa më pak kohë të shpenzojnë fëmijët para një ekrani, aq më mirë është për shëndetin e tyre.

Këtu gjeni këtë histori, në mënyrë që të shihni se me të vërtetë kjo gjë funksionon.

Fëmijët po vepronin si “Demogorgons” për shkak të ekraneve.

Molly pa që fëmijët ishin konsumuar shumë nga pajisjet e tyre dhe vendosi të veprojë. Ajo shkroi, “Foshnjat e mia të çmuara po vepronin si Demogorgons. (Demogorgon është një hyjni ose një demon, i lidhur me botën e nëndheshme dhe i parashikuar si një qenie e fuqishme, emri i së cilit kishte qenë tabu.) “

Sipas saj, madje edhe një kufi prej vetëm 1 orë, po prishte kreativitetin e fëmijëve, duke shkaktuar marrëzi, përleshje dhe sharje. Kështu që ajo dhe burri vendosën ta hiqnin prizën.

RonaTyra

Plani i saj me 5 hapa për të ndihmuar fëmijët të linin ekranet.

a. ‘Zhdukni’ ekranet plotësisht për 30 ditë.

Shkoni në bibliotekë dhe lërini të gjejnë një grumbull librash që mendojnë se janë interesantë.

b. Hartoni një listë me opsione lojërash falas. Fëmijëria juaj mund të jetë një referencë e dobishme!

c. Shikoni dhe vëzhgoni fëmijët dhe cilat aktivitete i pëlqejnë më shumë.

ç. Bëni një plan afatgjatë që funksionon më mirë për familjen tuaj.

Eksperimenti i saj tregoi rezultate të pamohueshme.

Sipas Molly-t, braktisja e ekraneve ishte çuditërisht e lehtë dhe vajza e saj 9-vjeçare i kishte thënë se në të vërtetë ishte e lumtur që ishin hequr nga rutina e saj. Për më tepër, vajza ka avancuar 5 nivele leximi në vetëm 7 muaj dhe është në gjendje të lexojë libra më shpejt se sa Molly mund t’i blejë ato, ndërsa djali i ka dhënë familjes leksione arti.  

“Fëmijët e mi luajnë së bashku më shumë, janë më kreativë, më të bindur, më të lumtur dhe flenë më mirë. Sigurisht, janë akoma qenie njerëzore dhe mund të luftojnë me njëri-tjetrin si çdo motër e vëlla, apo motër me motër. Por ndryshimi në qëndrimet e tyre në përgjithësi ishte i menjëhershëm, i dukshëm dhe për më mirë, ”- shpjegoi ajo.

Fëmijët me të vërtetë mund të jetojnë pa Netflix, YouTube dhe të gjitha video-lojërat e tyre të preferuara, me të cilat duan të kalojnë orë të tëra duke luajtur. Teknologjia është, natyrisht, shumë e dobishme, por ne duhet t’i mësojmë fëmijët që të mos bëhen të varur prej tyre dhe as të fiksuar. Fëmijët e Molly janë dëshmi se fëmijët tuaj mund të jenë të lumtur pa qenë para pajisjeve teknologjike gjatë gjithë ditës. Dhe jo vetëm kaq… Ata në të vërtetë do të përfitojnë nga kjo!

Udhëzime për përdorimin e mediave nga fëmijët:

Në vitin 2016, Akademia Amerikane e Pediatrisë publikoi një listë me rekomandime që mund t’ju ndihmojnë të bëni atë që bëri Molly.

a. Krijoni një plan familjar për mediat/ pajisjet teknologjike.

b. Kontrolloni se çfarë lloji medieje apo pajisjeje teknologjike përdoret dhe mësoni se cilat janë të përshtatshme për çdo fëmijë. Bini dakord për afatet kohore dhe llojet e mediave.

c. Ndihmoni fëmijën të zgjedhin mediat që do të jenë edukative dhe të mira për ta.

ç. Për fëmijët e moshës 6 vjeç dhe më të mëdhenj, masat e përdorimit duhet të jenë të caktuara në mënyrë që aktivitetet e tjera, të tilla si aktiviteti fizik, gjumi, ushqimi familjar, shkolla dhe miqtë, të mos cënohen.

d. Mos lejoni që fëmijët të përdorin ndonjë media/ pajisje teknologjike ndërkohë që bëjnë detyra shtëpie. Sigurohuni që nuk flenë me pajisje në dhomat e gjumit.

dh. Krijoni zona pa media, si tryeza e darkës, për shembull.

Tregojuni fëmijëve tuaj mënyra të shëndetshme për të përdorur mediat sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu