Ja çfarë vetura vozisin bashkëshortet e vëllezërve Haradinaj

0
Gjigandi

Anita dhe Lola janë dy motra të martuara për dy vëllezërit Haradinaj. Ato shumë herë paraqiten bashkë në rrjetet sociale si një familje e bashkuar. Ramush Haradinaj ishte kryeministër në qeverinë paraprake, derisa vëllau i tij është deputet në Kuvendin e Kosovës. Por meqë kanë arritur një marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur, pozitat e tyre edhe mund të ndryshojnë.

Mirëpo derisa ishin në pozitat e mëhershme ata kanë deklaruar pasurinë e tyre, përfshirë edhe ato që iu takojnë bashkëshorteve të tyre.

Kështu, Ramush Haradinaj ka deklaruar se posedojnë vetëm një veturë me bashkëshorten e tij dhe ajo është në pronësi të saj. Ai nuk e ka deklaruar tipin e veturës, vetëm se vlera e saj është 8 mijë euro.

Ndërkaq, Dauti ka deklaruar se paguan për veturën e bashkëshortes së tij 435.27 për muaj për një veturë që ka marrë si Leasing RBKO, por që as ky nuk e ka treguar tipin e saj, as vlerën totale./Bota sot

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu