Çerek luge çaji turmerik për një javë rresht dhe ajo që ndodh me gjakun tuaj, ka lënë pa fjalë shkencëtarët

0
Gjigandi

Kurkuma ose turmeriku nuk ka vetëm veti antioksidante, por dhe antiinflamatore e antivirale, është shumë e përdorshme për mostretjen apo fryrjen e barkut nga gazrat

Gjithashtu mund të jetë e dobishme dhe në trajtimin e një numri të pafund sëmundjesh si Alzheimer, artriti e tipe të ndryshëm tumoresh, nga ai i zorrës së trashë, pankreasit, tumorit të gjirit dhe të mushkërive. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë…

Turmeriku, i nnjohur edhe si Shafrani i Indisl, është një erëz mjaft e fuqishme. Nëse marrin një sasi të gjakut tuaj dhe e ekspozojnë ndaj një kimikati oksidues, studiuesit mund të përcaktojnë shkallën e dëmit që i ka shkaktuar ADN-së suaj, me anë të teknologjisë së sofistikuar, e cila i lejon ata të llogaritin numrin e shkëputjeve në zinxhirin e ADN-së.

Nëse do të konsumonit një sasi të vogël turmeriku një herë në ditë, për një javë rresht, dhe më pas të bënim të njëjtën gjë me gjakun tuaj duke e ekspozuar ndaj të njëjtave radikale të lira, do të vëreni se vetëm nga ajo sasi e vogël turmeriku, do të ishte përgjysmuar numri i qelizave të dëmtuara të ADN-së.

Nuk bëhet fjalë për një përzierje të turmerikut me gjakun, por për konsumimin e erëzës dhe matjen e efekteve që ka ajo në gjakun tuaj.

RonaTyra

Kurkuma nuk është ndonjë suplement i shtrenjtë, është pikërisht erëza që mund ta blini në çdo ushqimore. Madje edhe doza është mjaft e vogël, rreth një çerek luge çaji me turmerik.

Dozat e turmerikut që janë përdorur në studime të ndryshme, shkojnë nga më pak se një e gjashtëmbëdhjeta e një luge çaji, deri në pothuajse dy lugë gjelle në ditë.

Edhe me dozat e mëdha janë raportuar shumë pak efekte anësore. Ne nuk e dimë se çfarë efekti mund të ketë përdorimi i dozave të larta në periudha afatgjata.

Por sa është kjo dozë? Edhe pse dieta tradicionale indiane mund të përfshijë deri në 1 lugë çaji turmerik në ditë, konsumimi mesatar në Indi është afërsisht një çerek luge çaji në ditë.

Kjo është edhe doza ditore që rekomandon të përdorni, Michael Greger nga libri Ushqime që shpëtojnë jetë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu