Berat/ 5-vjeçari humbi jetën pas lojërave me dritat e parkut, arrestohen 2 zyrtarë të Bashkisë, nën hetim dhe 4 elektricistë

0
17
blank
Gjigandi

Ngjarja e rende diten e djeshme ne Berat ku humbi jeten nje 5-vjeçar ndersa ishte duke luajtur me dritat zbukuruese ne parkun e qytetit te Beratit ka pasur me arrestimin e 2 zyrtareve të bashkisë Berat dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

Policia njofton se në prangat e policisë ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Hoxholli. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Nën hetim, në gjendje të lirë janë edhe 4 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, me pozicionin elektricistë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.

Edhe mbi 4 elektricistët që po hetohen e procedohen në gjendje të lirë rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës. Materialet në ngarkim të 6 shtetasve të sipërpërmendur janë përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi, që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom, gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu