Valon Shehu sjell një version akustik të këngës “Do të vish”

0
12
Gjigandi

Ndërkohë që izolimi po vazhdon si pasojë e pandemisë së coronavirusit, këngëtarët janë duke i argëtuar fansat e tyre në forma të ndryshme.

Derisa disa prej tyre kanë sjellë projekte të reja, disa të tjerë i kanë zgjedhur rrjetet sociale për interpretime të drejtpërdrejta të disa këngëve të pëlqyera nga e kaluara.

Valon Shehu ka zgjedhur të këndojë një version akustik të këngës “Do të vish”, një pjesë të të cilës e ka shpërndarë edhe në Instagram.

Ditë më parë, këngëtari i kishte njoftuar fansat se çdo javë do të vinte me nga një këngë, ndërsa u kishte kërkuar që t’i shkruanin preferencat e tyre.

Versioni i plotë i interpretimit të versionit të tij të “Do të vish”, është publikuar në YouTube dhe është pëlqyer nga fansat e muzikës së tij. 

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu