Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin “Sami Frashëri”: Ata qe s’na ndihmojnë, mos na pengojnë

0
Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin “Sami Frashëri”: Ata qe s’na ndihmojnë, mos na pengojnë
Gjigandi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në gjimnazin ‘Sami Frashëri’. Veliaj tha se shkolla do të jetë gati të presë ceremoninë e diplomimit për maturantët e këtij viti në godinën e re, në 60-vjetorin e saj.

“Kush kishte dyshime, kush u var tek kangjellat për të politizuar edhe ndërtimin e “Samiut”, sigurisht sot duhet ta shohë këtë kryevepër, që ka dalë edhe më bukur se sa në render. Premtimi ynë, në këtë 60-vjetor të shkollës “Sami Frashëri” është se ceremoninë e diplomimit do ta bëjmë në godinën e re, kurse shkolla zyrtarisht hapet në shtator, me vitin e ri mësimor. Jam shumë i lumtur si kanë ecur punimet dhe realisht do të jetë një bizhu, jo vetëm në trupin e Tiranës, por edhe në stofin e arsimit në Shqipëri,”

u shpreh kreu i Bashkisë, Veliaj.

Duke u nisur edhe nga prania e stafit mësimor, Veliaj hodhi idenë e kujtimit të brezave të “samistëve”. “Me drejtoreshën po mendojmë krijimin e një klubi të ‘alumnive’ që janë diplomuar te “Samiu”, madje me këto ambiente, mund të bëjmë edhe një zonë muzeale. Besoj unë e bëra pjesën time për shkollën, por do duhet që secili që ka mësuar te “Samiu”, nëse mundet, të japë një dorë. Nëse mendojmë gjëra të ndryshme politikisht, të paktën të mos na pengojë”, tha ai.

Veliaj vuri në dukje edhe lehtësitë e mobilitetit që ofron infrastruktura rrugore, çka nxit edhe më tepër përdorimin e biçikletave. “E gjithë “Rruga e Barrikadave” është duke u transformuar. Shikoni skeleri dhe punë që po bëhen kudo. Kemi një shkollë 9-vjeçare pak më poshtë, kemi korsitë e biçikletave. Nuk vihet me makinë 4×4 te “Rruga e Barrikadave”. Kjo rrugë që në atë kohë shërbente vërtet për barrikada, tani duhet të ketë më shumë akses për përdoruesit e biçikletave. Mbaj mend se në vitet ’90 i gjithë oborri i “Samiut” kishte një parkim biçikletash, sepse ishte më normale të vije në shkollë me biçikletë,”

RonaTyra

deklaroi më tej ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu