Antitrupat artificial: Trajtimi “zëvendësues” i vaksinës ndaj koronavirusit mund të jetë gati në këtë datë

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së bioteknologjisë ‘Regeneron’ i ka thënë CNN se është optimist në lidhje me trajtimin e antitrupave artificial për koronavirus që mund të hyjë në prova klinike muajin tjetër – por thotë se është shumë shpejt të dihet nëse do të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e infeksionit.

“Ne duhet të jemi optimistë lidhur me këtë qasje, por duhet të marrim të dhëna reale. Në këtë situatë, nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë shkencën dhe të dhënat reale”, tha Dr. Leonard Schleifer, shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike.

Për dallim nga vaksina, e cila e nxit sistemin imunitar të zhvillojë antitrupa, antitrupat e prodhuar nga laboratori injektohen direkt në gjak, duke siguruar imunitet të përkohshëm.

“Qasja jonë përfiton nga ato që dihen për sistemin imunitar për më shumë se 100 vite”, tha Schleifer për CNN.

RonaTyra

Trupi natyrisht prodhon antitrupa pasi është ekspozuar ndaj një virusi, tha ai.

“Qasja jonë është t’i gjenerojmë këta antitrupa njerëzorë në mënyrë artificiale dhe t’u japim njerëzve ato antitrupa ose që t’i parandalojnë ata të infektohen nëse ata janë në rrezik më të madh”, tha Schleifer.

Kompania shpreson të hyjë në prova klinike muajin tjetër dhe të ketë qindra mijëra doza në dispozicion deri në fund të verës, sipas Dr. George Yancopoulos, zyrtari kryesor shkencor i ndërmarrjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu