A është e shëndetshme të hani drithëra për kafjall – shkencëtarët na kanë befasuar me studimin e ri!

0
Gjigandi

Duhet ta dini këtë nëse hani për kafjall drithëra

Një pjatë qumësht me ‘cornflakes’ dikur është konsideruar kafjall i shëndetshëm, mirëpo tani shkencëtarët paralajmërojnë që ai mund të ngrejë dukshëm nivelin e sheqerit në gjak, madje edhe te njerëzit e shëndetshëm.

Niveli i sheqerit në gjak ndryshon gjatë ditës varësisht nga aktiviteti, metabolizmi, ushqimi të cilin e konsumojmë, por ndryshon posaçërisht te njerëzit të kanë ngrënë për kafjall ‘cornflakes’, tregon studimi i Universitetit Stanford.

Deri te ky zbulim është arritur rastësisht. Shkencëtarët në të vërtetë kanë testuar aparatin e ri për përcjelljen konstante të glukozës në gjak.

Fjala është për implantin e vogël nën lëkurë i cili të dhënat i dërgon në telefonin e mençur dhe kështu bën të mundshme lexime të thella në atë se si ndryshon niveli i glukozës gjatë ditës.

RonaTyra

Në hulumtimin, i cili ka zgjatur katër vjet, kanë marrë pjesë persona të shëndetshëm, ata me diabet dhe ata me gjendje para diabeti, gjithsej 57 sish. Mjaft njerëz të shëndetshëm kanë pasur nivel të lartë të glukozës, pothuajse sikur diabetikët.

Prandaj shkencëtarët kanë e kanë ndarë nëngrupin prej 30 pjesëmarrësve dhe e kanë vënë në regjim të kontrolluar të ushqimit.

Pjesëmarrësit kanë ngrënë kafjall çokollatë të vogël me proteina, sandviç me gjalpë kikiriku, ‘cornflakes’ me qumësht.

E papritur, por kafjalli i fundit më së shumti ka ngritur nivelin e sheqerit në gjak. Madje 80 për qind e pjesëmarrësve ka pasur ngritje të glukozës pas këtij kafjalli, i cili është konsideruar i thjeshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu