A duhet vërtet menjëherë pas treningut të vrapojmë për racion proteinash?

0
Gjigandi

Çfarë të hamë para dhe pas treningut është temë e shpeshtë diskutimi e ushtruesve, aq më parë i atyre të cilët përpiqen të arrijnë deri te figura më e mirë

Vite të tëra tashmë është i ngulitur qëndrimi se racioni i proteinave në trup patjetër duhet të futet sapo të përfundojë treningu.

Mirëpo, në kohët e fundit gjithnjë e më shumë po hulumtohet rreth kësaj teme, ndërkaq ne në vazhdim ju sjellim çfarë sot konsiderohet mënyrë e drejtë e ushqimit para dhe pas treningut.

Kur është i rëndësishëm racioni pas treningut?

Faktor i rëndësishëm lidhur me racionin pas treningut është racioni të cilin e keni përgatitur apo nuk e keni përgatitur më parë. Për ata të cilët shkojnë në palestër me lukth të zbrazët, racioni pas treningut ka rëndësi të madhe.

RonaTyra

Futja e së paku 30 gramëve proteina në organizëm pas treningut i ndihmon rritjes së muskujve në procesin katabolik, i cili atëherë ndodh në organizëm.

Kur racioni pas treningut është më pak i rëndësishëm?

Për ata të cilët parapëlqejnë të hanë racionin e tyre para treningut, ndërkaq në të kanë përfshirë proteina, ajo që do të hanë dhe kur do të hanë pas treningut bëhet më pak e rëndësishme.

Amino-thartirat e rëndësishme ende mbeten në organizëm edhe pas racionit të parë, andaj trupi ende do të posedojë përbërës të rëndësishëm për këndellje pas treningut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu