5 rregulla që duhet të ndiqni për një mëngjes të shëndetshëm

0
Gjigandi

Thuhet se duhet të hani mëngjes mbreti, dr ë prej princi dhe darkë si të varfër, por në shumicën e rasteve me ne ndodh e kundërta dhe ky rend përmbyset.

Shkenca këshillon që ushqimet më të shumta të konsumohen në pjesën e parë të ditës dhe më konkretisht në mëngjes dhe dr ë dhe për këtë arsye janë renditur pesë rregulla për të pasur një mëngjes të shëndetshëm:

Gjeni kohë për tu zgjuar më herët– Gjëja e parë se pse njerëzit e kapërcejnë mëngjesin, është sepse zgjohen shumë vonë dhe nxitojnë të dalin nga shtëpia. Një zgjidhje e mirë është që ta programoni disa minuta më parë zilen e zgjimit në mënyrë që të hani mëngjes me qetësi.

Eliminoni sheqernat– Sheqernat janë gjithmonë problem për metabolizmin tonë, por në mëngjes pas disa orëve pa ngrënë, janë edhe më shumë. Rritja e shpejtë e glicemisë shkakton prodhim të shtuar të insulinës çka bën që glicemia të bjerë në nivele më të ulëta nga sa ishte esëll. Kjo është edhe arsyeja se pse pas një mëngjesi të pasur me sheqer, kemi sërish uri dhe ndjejmë nevojë sërish për diçka të ëmbël. Hyhet në një rreth vicioz të mbyllur. Kështu që shmangni mjaltin, kroasanët, reçelin etj.

Drithëra integrale dhe fruta– Për të pasur një karikim mirëfilli me energji, mund të zgjidhni drithërat integrale. Duke qenë të pasura me fibra, na karikojnë me energji, por pa krijuar luhatje glicemie. Mund të zgjidhni bukë integrale me qumësht ose fruta të cilat janë të pasura me fibra.

RonaTyra

Konsumoni proteina– Proteinat krijojnë një ndjesi ngopje katër herë më shumë se karbohidratet dhe yndyra, kështu që janë ideale për një mëngjes të mirë, shkruan noa.al. Zgjedhja ideale janë vezët, kosi natyral, djathi i bardh dhe rikota.

Përzgjidhni yndyra të shëndetshme– Yndyrat janë vënë nën akuzë prej vitesh, por në fakt nëse zgjidhen në mënyrën e duhur, janë shumë të mira për shëndetin tonë. Mund të konsumoni avokado me të cilën të lyeni bukën, krem arre ose bajame dhe një sasi të vogël gjalpi. Së bashku me kafen apo çajin, mundësisht pa sheqer, në këtë mënyrë shmangni krizat e urisë gjatë ditës. Një gjë tjetër që duhet të mbani parasysh, është që ti shpërndani vaktet në një hark kohor të barabartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu