I dhurojnë 150 mijë euro për fëmijën e sëmurë, babai i shpenzon për qejf, fëmija vdes

0
Gjigandi

João Miguel Alves, 2 vjeç, vuajti nga atrofia muskulore kurrizore por humbi betejën e tij kundër sëmundjes më 17 tetor.

Për kujdesin e fëmijës, ishin dhuruar shuma prej 150,000 eurosh, por sipas akuzave babai do t’i kishte shpenzuar të gjitha paratë e mbledhura për të “festuar në një hotel me prostituta”.

Historia vjen nga Brazili. Mateus Henrique Leroy Alves, 37 vjeç, u gjet në një hotel luksoz, ku ai mbeti për dy muaj pasi gruaja e tij Karine Rodrigues e raportoi atë në polici. Ai thuhet se ka harxhuar para për rroba, orë, drogë dhe alkool.

Çifti kishte filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për João: çdo dozë e ilaçit dhënë fëmijës së tyre kushtonte mbi 80,000 €. Qeveria e Brazilit kishte rënë dakord të paguante tre trajtimet e para për João i cili mori dozën e tij të parë të ilaçit në gusht.

Brenda një viti ata mblodhën 230,000 euro pasi qyteti i vendlindjes, Conselheiro Lafaiete, në Brazilin juglindor, organizoi një maratonë bamirësie.

RonaTyra

Por në maj të këtij viti, Mateus planifikoi të braktiste gruan dhe djalin e tij, duke i thënë Karines se i duhej të bënte një kurs si roje sigurie. Paratë e mbledhura për João u mbajtën nga çifti në katër llogari bankare, në të cilat Mateus kishte akses.

Gruaja filloi të tregojë dyshime pasi verifikoi tërheqje të mëdha dhe transferime bankare, por Mateus e justifikoi veten para policisë, i cili e arrestoi direkt në hotelin ku ai ishte mysafir, duke pretenduar se ishte viktimë e zhvatjes. Hetimi vazhdon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu