5 arsye përse duhet të hani më shumë fruta deti këtë verë

0
Gjigandi

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë. Arsyet i gjeni të shpjeguara më poshtë në këtë artikull:

Frutat e Detit Ulin Rrezikun e Atakut Në Zemër
Sëmundjet e zemrës kanë një prevalencë të lartë në vendin tonë. Ekspertët thonë se konsumi i bollshëm i produkteve të detit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, ngrënia e produkteve të detit, përfshirë peshku dhe frutat e detit, një ose dy herë në javë ul rrezikun e vdekshmërisë nga këto sëmundje me 36%.

Burimi Më I Mirë I Vitaminës D
Njeriu e merr vitaminën D kryesisht falë ekspozimit në diell por produktet e detit janë ndër burimet më të mira ushqimore të kësaj vitamine. Për pasojë, frutat e detit dhe produktet e tij në përgjithësi rekomandohet të konsumohen rregullisht jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Cilësia e Gjumit
Konsumi i tre racioneve me produkte deti në javë besohet të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe funksionet e trurit. Kjo, sipas ekspertëve, i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3.

Azma Tek Fëmijët
Një studim danez ka zbuluar se nëse fëmijët konsumojnë rregullisht peshk dhe fruta deti janë më pak të rrezikuar nga azma. Sipas studimit, fëmijët që nisin konsumin e produkteve të detit dhe veçanërisht peshkut kur janë 12 muajsh janë 36% më pak të rrezikuar nga azma.

RonaTyra

Frutat e Detit Për Shëndetin e Trurit
Ngrënia e peshkut dhe frutave të detit në mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin e trurit. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek këto produkte përmirësojnë kujtesën dhe funksionet ditore të trurit. Peshqit më të mirë për shëndetin janë: salmon, sardelet, peshku ton, trofta dhe skumbria. Frutat më të shëndetshme të detit janë: gocat e detit dhe fruta të tjera me guackë, oktapodi, kallamari, karkaleci i detit dhe midhjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu