3 kumbulla në ditë për kocka më të forta

0
Gjigandi

Një rol të rëndësishëm në rritjen e dendësisë minerale të kockave luan edhe konsumimi i rregullt i kumbullave. Gjatë një studimi morën pjesë gra, të cilat u ndanë në dy kategori, ku në kategorinë e parë morën pjesë femrat që konsumonin kumbulla rregullisht, ndërsa në të dytën u përfshinë ato gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalcium dhe vitaminë D.

Studiuesit arritën në konkluzionin se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Si pasojë, ata rekomanduan ngrënien e dy deri në tri kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë. Kumbullat e njoma, por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.

Këto fruta kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës e madje janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut. 

Një sasi prej 3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium, e ky i fundit njihet si gardiani i fshehur i kockave, sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore. Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalciumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. 

RonaTyra

Megjithatë, këto të fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm, kështu që rekomandohet të konsumohen çdo ditë fruta dhe perime. Gjithashtu këshillohet të mos neglizhohen arrorët të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat. Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplemente të vitaminës D, e kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu