“Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në 2021”

0
Gjigandi

Drejtori i Institutit Italian të sëmundjeve infektive në Romë Giuseppe Ippolito ka informuar sot se po ecën pozitivisht procesi për vaksinën anti Covid 19.

“Parashikimet optimiste , tha ai, na mundësojnë të themi se vaksina do të jetë gati për pranverën e vitit 2021.”

“Nuk duhet të përshpejtojmë fazat e analizimit të vaksinës, ka deklaruar mjeku italian. Duhet të provojmë të gjitha rrugët shkencore e vetëm kur pacientët e vaksinuar nuk do të infektohen më me Covid 19 , mund të themi se ia kemi arritur qëllimit.”

“Vaksina mund të jetë gati në fund të 2020, por është e papjekur konkluzioni pa pasur provën tek njerëzit”,

“Jeta, na ka mësuar se duhen studime afatgjatë për të luftuar virusin. Si ka ndodhur më parë dhe me Sars. Për të pasur vaksina të sigurta rruga është e gjatë e komplekse. Vaksina duhet të jetë e padëmshme nuk duhet të krijoj probleme të tjera në shëndet. Duhet t’i kushtohet kujdes dhe procesit të prodhimit e të shpërndarjes për 7 miliardë perona në botë” – tha mjeku italian, transmeton oranews.

RonaTyra

“Virusi është akoma mes nesh, tha Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Publike Ippolito e vazhdon të jetë intensiv, duke drejtuar gishtin kundër disa studimeve apo artikujve shkencorë të publikuar pa një seleksionim nga komuniteti shkencorë e pa një verifikim nga ana e specialistëve të sektorit mbi besueshmërinë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu