Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

0
Gjigandi

Secili prej nesh ka gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar izolimin në shtëpi në kushtet e pandemisë së COVID-19. Disa prej aspekteve që na bashkojnë si shoqëri janë ëndrrat e frikshme dhe miqësia e ngushtë me kuzhinën. Problemi qëndron se me hir e me pahir, njerëzit kërkojnë ushqime të pasura me sheqer, kripë dhe yndyrna jo të shëndetshme të cilat janë përgjegjëse jo vetëm për mbipeshën por edhe humorin e keq.

Vezët
Ku ka më mirë se ta nisësh ditën me vezët të cilat janë shumë të pasura me proteinë. Ato ju mbajnë të ngopur gjatë dhe ofrojnë kolinën e cila njihet për aftësinë natyrale për të përmirësuar humorin. Vezët janë të pasura edhe me amino acide, magnez, zink dhe acide yndyrore omega-3 që luftojnë ankthin.

Kosi
Mund të tingëllojë e çuditshme por stomaku është vendi ku burojnë të gjitha emocionet. Në stomak ndodhen transmetuesit nervorë që janë përgjegjës për humorin. Kosi është i nevojshëm sepse përmban probiotikë që e mbajnë stomakun të kënaqur dhe të ngopur. Kosin mund ta hani në mëngjes, drekë apo edhe në darkë.

Frutat e Pyllit
Frutat e pyllit janë të një rëndësie thelbësore kundër humorit të keq, sepse përmbajnë shumë antioksidantë. Frutat e pyllit mund t’i përzieni me kos në një mikser, të shtoni pak mjaltë dhe t’i dorëzoheni kënaqësisë së plotë që ju fal një kombinim i tillë magjik.

Bananja
Bananja kushton pak së pari, dhe së dyti ofron shumë vlera për shëndetin në përgjithësi dhe për përmirësimin e humorit në veçanti. Ato janë të pasura me fibër që është e dobishme për shëndetin e stomakut por edhe vitaminën B6 e cila ndihmon në sekretimin e hormoneve të lumturisë, siç është serotonina dhe dopamina.

RonaTyra

Tërshëra
Drithërat e plota kanë tendencën të ruajnë qëndrueshmërinë e niveleve të sheqerit në gjak, sepse ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve. Kjo do të thotë se humori juaj nuk do të pësojë luhatje pas ushqyerjes. Tërshëra është e pasur edhe me hekur, një mineral i dobishëm kundër çrregullimeve të humorit.

Arrorët
Arrorët janë jo vetëm të shijshëm por edhe përmirësojnë humorin. Njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni. Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninës. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu