Shumë njerëz mendojnë që ndonjëherë në jetë më mirë është të heshtësh se të futesh në konflikt
Mirëpo, një studim ka treguar që kjo gjë lë pasoja të dëmshme në shëndetin tonë.
Hulumtimi i publikuar në Chicago ka analizuar 304 femra me ultrazë arteriet e tyre, mirëpo edhe se si sillen në lidhjet intime.
Rezultatet kanë treguar që ndrydhja e emocioneve ndikon esencialisht në shëndetin e zemrës dhe krijon shumë probleme të tjera.
Gjithashtu, akumulohet stresi, ndërsa me kalimin e kohës mund të arrihet edhe deri te agresioni apo depresioni.
Mbajtja e këtyre ndjenjave në vete për shkak të shmangies së konfliktit ndikon esencialisht edhe në komplikime kardiovaskulare.
Njerëzit të cilët kanë vepruar kështu kanë pasur zona të trasha në muret e arterieve kryesore, gjë që rrit rrezikun nga sulmi në tru apo rrezikon probleme të tjera.
Psikoterapeutja Emily Roberts zbulon të gjitha pasojat negative të ndrydhjes së emocioneve negative. ”kurdo herë që ndieni hidhërim, frustrim apo pikëllim, ndërkaq i ndrydhni ato, ju stresoni trupin tuaj.
Atëherë mund të shfaqet nivel i lartë i hormonit të stresit, ndërkaq ai çon deri në zvogëlim të imunitetit dhe në mendime të këqija.
Me kalimin e kohës stresi çon edhe në diabet, probleme me kujtesën, agresionin dhe depresionin”, thotë ajo.
– Kur përpiqeni të ndrydhni ndjenjat tuaja apo t’i injoroni gjërat, krijoni stres gjithnjë e më të madh në organizëm i cili më vonë manifestohet në formë të sëmundjeve të ndryshme.