Si të bëni përkulje të përsosur të trupit

0
Gjigandi

Përkuljet janë ushtrime të shkëlqyeshme për muskujt e shpinës dhe duarve tuaja. Janë të shkëlqyeshme për ndërtimin e shprehjes perfekt V dhe për zhvillimin e forcës

Pasi është fjala për peshën e trupit, ky ushtrim nuk është i rrezikshëm dhe mundeni ta aplikoni për çdo ditë.

Mirëpo, për të qenë ky ushtrim maksimalisht efektiv dhe për të ndikuar në zhvillimin dhe forcimin e trupit tuaj, duhet patjetër të bëhet drejt, ndërkaq 90% e meshkujve e bën në mënyrë jo të rregullt këtë ushtrim.

Nëse jeni një ndër ata të cilët vetëm ushtrojnë ashtu që luhaten dhe i hedhin këmbët, duke mos menduar për mënyrën e qëndrimit, kapjes dhe ngritjes, atëherë këtë ushtrim përfundimisht e bëni gabim.

RonaTyra

Përkulja në mënyrë të drejtë bëhet në këtë mënyrë: shtangën kapeni në atë mënyrë që pjesa e sipërme e shuplakës suaj t jetë e drejtuar lart. Vini gjerë duart (më gjerë se gjerësia e gjoksit) dhe ngrihuni nga pozita tërësisht e shtrirë.

Shumica gabojnë dhe ngrihen në atë mënyrë që me mjekër prekin shtangën ose mjekrën e qesin sipër saj, pra ky është gabimi më i madh. Duhet patjetër të ngriheni në atë mënyrë që me gjoks të provoni të prekni shtangën.

Pra, gjoksi juaj duhet të drejtohet drejt shtangës, jo mjekra. Në këtë mënyrë maksimalisht do të ngarkoni latisimusin e muskujve të cilët do t’ju mundësojnë që të arrini shprehjen e dëshiruar V.

Gjëja tjetër së cilës duhet patjetër t’i kushtoni kujdes është lëshimi, përkatësisht shpejtësia e lëshimit. Nëse lëshoni dhe ngrini shpejt dhe përpiqeni t’i bëni 20 përkulje, atëherë jeni vetëm mburravec i cili dëshiron të ekspozohet.

Poenta është që maksimalisht të ngarkoni muskujt në mënyrë që ata të forcohen dhe në mënyrë që të rriten dhe këtë do ta bëni duke u lëshuar ngadalë.

Pra, muskujt në një periudhë më të gjatë kohore do të jenë nën ngarkesë të madhe, dhe vetvetiu treningu juaj do të jetë më i rëndë, që do të thotë se pesë përkulje të këtilla sjellin rezultate më të mëdha se 10 përkulje të cilat shumica e bëjnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu