Mbajnë duart të pastra
Larja e rregullt e duarve zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe gastrointestinale, prandaj mësojini fëmijët tuaj me zakonin e pastrimit të tyre duke përdorur sapun para dhe pasi të hanë dhe pasi kanë shkuar në tualet.
Janë aktivë çdo ditë
Studimet tregojnë se stërvitja e rregullt dhe e moderuar mund të zvogëlojë deri në 50% rrezikun e ftohjes apo gripit duke rritur qarkullimin e qelizave që luftojnë infeksionin.
Flenë mjaftueshëm gjumë
Privimi i gjumit gati dyfishon rrezikun për t’u prekur nga gripi dhe ftohja. Shumica e fëmijëve kanë nevojë për 14 orë gjumë në ditë, ndërsa fëmijët në moshën parashkollore për 11-13 orë.
Shmangin prekjen e fytyrës
Viruset hyjnë në trup nëpërmjet hundës, syve dhe gojës, kështu që ndihmoni fëmijën tuaj të mbajë duart larg këtyre zonave. Kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, por larja e duarve do të ndihmonte në minimizimin e rrezikut.
Hanë ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruara
Konsumi i shumë frutave dhe perimeve ndihmon në përforcimin e sistemit imunitar të fëmijës. Jepini atyre shumë ushqime të pasura me vitaminë C si brokoli, luleshtrydhe, portokall dhe vitaminë D si ton, qumësht, drithëra.
Kanë bërë vaksinën e gripit
Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin. Nëse ende nuk ja keni bërë fëmijës suaj, nuk duhet të prisni më gjatë.