Ramadani: Ende nuk ka kaluar pandemia, duhet të kemi kujdes

0
Gjigandi

Këtë javë ka rënë numri i atyre që janë prekur me Coivd-19. Edhe pse tani ka më shumë të shëruar sesa raste aktive, drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka deklaruar se ende nuk ka kaluar pandemia dhe për këtë qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet të dalin sikur këto ditë, ku në disa vende ka pasur grumbullim të njerëzve dhe pa masa mbrojtëse.

“Tani situata epidemiologjike është nën kontroll. Tani kemi rrethana lehtësuese, por jo rrethana që të lirohemi nga përmbajtja e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, Covid19 paraqet një kthesë historike të civilizimit, jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në të gjitha aspektet e jetës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu