Rama përgënjeshtron veten, pranon që ka oligarkë në Shqipëri: Paguajnë taksa më shumë se më parë!

0
Gjigandi

Në konferencën e sotme me gazetarët kryeministri Rama e ka pranuar që në vendin tonë ka oligarkë, duke pohuar se ata paguajnë më shumë taksa se më parë.

Pyetje: Heqja e taksave ndaj biznesit të vogël, synon që ta kthejë këtë biznes në një aleat ndaj qeverisë dhe a nuk rrezikon që të largohen kompanitë e mëdha në një vend tjetër në Ballkan, duke qenë se paguajnë më shumë taksa më shumë?

Rama: Kush paguajnë më shumë, oligarkët? Ou? E di unë që oligarkët paguajnë më shumë se më parë, por faleminderit që e konfirmuat edhe ju. 

Fatkeqësisht ju që merreni me aritmetikën e vërtetë nuk ju nxjerrin shumë në televizione, por dalin ata që nuk dinë aritmetikë dhe kështu ngatërrohen njerëzit. 

E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion. 

RonaTyra

Por në datë 12 maj 2020, në një tjetër konferencë për mediat, Rama tha shprehimisht që në vendin tonë nuk ka oligarkë.

Edi Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë mjafton t’u referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët. Oligarkët janë ata që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë agjenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu