Lushnja merr një lajm të mirë për stadiumin

0
Gjigandi

Rreth 3 km në jugperëndim të Lushnjës ndodhet ish-stadiumi i Plugut, që më parë i shërbente skuadrës vendëse që luante në Kategorinë e Dytë, si dhe Lushnjës për stërvitje.

Pas 12 vitesh ky stadium mund të rivihet në funksion. “Kemi filluar punimet për ta kthyer fushën në gjendjen e 10 viteve më parë, të jetë funksionale për Plugun dhe Lushnjën, për ndeshjet e U-17-ës dhe U-19-ës së saj.

Po vazhdojmë punimet, që po mundësohen nga donatorët Bujar Bendo dhe Edlir Gega.

Bashkia deri më tani nuk ka bërë asgjë, na kanë thënë vetëm që pret një OK nga FSHF që të ndërhyjë edhe ajo si institucion”, është shprehur ish-sekretari i Plugut, Bujar Musaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu