Ekspertet japin alarmin, shkrirja e akullnajave ne Zvicer ne nivel rekord – Lajmi i Fundit – Lajme

0
28

Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur nivele rekord pasi vala e të nxehtit në vitin 2019 u regjistrua si më e larta në histori. Një komision i Akademisë Zvicerane të Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit. “Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar me 10% gjatë pesë viteve të fundit”, theksoi Akademia Zvicerane e Shkencave. Akademia theksoi se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit. Sipas akademisë, veçanërisht në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu