Shehaj: Çdo hap në shkelje procedurale, i kemi kallëzur penalisht inspektorët e ISHSH

0
Gjigandi

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, drejtoresha e programacionit në RTV Ora Brisida Shehaj u shpreh se gjoba për Orën u krye me një nxitim të madh duke bërë shumë shkelje procedurale.

Shehaj shtoi se kundrejt drejtoreshës së ISHSH dhe gjithë inspektorëve është bërë një kallëzim penal. 

Brisida Shehaj: Pati një nxitim shumë të madh për të kryer veprime kundrejt Orës, që në çdo hap që kanë bërë kanë bërë shkelje procedurale. Kishte një urdhër pune deri në 14:30 dhe thuhet se inspektorët duhet të ishte në institucion, te Ora. 

Dhe mbas këtij urdhri pune duhet të kishte një vendim të ndërmjetëm që ne kishin një te drejtë animimi dhe kjo e drejtë na është hequr. Këta inspektorë nëse duhet të ishin duke bërë inspektim deri në 14:30 ne na vijnë dy inspektorë të ISHSH te recepsioni dhe na lënë gjobën, ku ishte urdhri i punës, edhe urdhri i ndërmjetëm edhe vendimi përfundimtar. 

Ne nuk kemi vepruar me harburtëri, por institucionalisht dhe kemi vënë në dijeni dhe jemi ankuar në instancat shtetërore. Ne kemi depozituar edhe një kallëzim penal duke filluar nga z. Braho deri tek inspektori i fundit sepse këto janë veprime që nuk bëhen. Ne mund të gabonim, sikur kanë gabuar televizione të tjera që nuk kemi parë të merren masa të tilla.

RonaTyra

Mua më bëri përshtypje edhe reagimi i AMA-s që ishte absurd, që ishte vënë një gjobë. Ne i kemi dërguar një dosje të plotë edhe AMA-s dhe i jemi  edhe prokurorinë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu