Nëse pyetet çdo prind për top telashet me fëmijët, ushqimin e shëndetshëm shumica prej tyre do e listojnë të parin.
Përderisa fëmijët janë në shtëpi me ju, kjo mund të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar, por me dërgimin në shkollë shfaqet një problem tjetër për prindërit, raporton CNN.
Sipas Agatha Achindu, nënë e tre fëmijëve që themeloi një website për promovimin e ushqimeve organike për fëmijë, sheqeri është sfida kryesore.
“Sheqeri është pothuajse në të gjitha ushqimet e paketuara këto ditë, në një formë apo një tjetër”, tha Achindu , e cila u rrit në një fermë në Afrikë.
Ajo këshillon prindërit që të largojnë pijet e gazuara dhe të tjerat me përmbajtje të lartë sheqeri.
Lori Day, psikologe, kujton se nëna e saj i thoshte gjithmonë se ajo ishte e tmerrshme në përzgjedhjen e ushqimit. Nëna e saj i kishte thënë se do të funksiononte karma nëse vajzës së saj gjithashtu nuk do i pëlqente të hante shëndetshëm.
Ajo mendoi se nëse servimin e ushqimit e bën më interesant, vajza e saj do ta pranoj ushqimin më lehtë, dhe kështu ndodhi. Ajo sugjeron prindërit që të fokusohen në formën e servimit të ushqimit po aq sa në vlerat ushqyese.
Nga ana tjetër, Monica Sakala, nënë e dy fëmijëve që drejton biznesin e këshillimit të mediave sociale SOMA Strategies, këshillon prindërit që të inkuadrojnë fëmijët në përgatitjen e ushqimit.
“Fëmijët mund të gjejnë inspirim për të konsumuar ushqim të shëndetshëm kur janë pjesë e përgatitjes, apo kultivimit të ushqimit” thotë Sakala.
Prindër të tjerë kishin sugjeruar që fëmijëve të ju jepen mundësi për të zgjedhur, dhe për të shijuar ushqimin e shëndetshëm që ata duan, raporton CNN.