Federata e Anglisë caktoi datat e sfidave

0
Gjigandi

Federata e Futbollit e Anglisë konfirmoi datat për ndeshjet e mbetura të FA Kupës. Çerekfinalet do të zhvillohet në fundjavën e 27 dhe 28 qershorit, ndërsa finalja është caktuar më 1 gusht.

Ditë më parë u vendos për rinisjen e kampionatit në Premier Ligë më 17 qershor dhe kjo i dha mundësi Federatës së Futbollit të Anglisë t’i gjejë datat e lira për t’i zhvilluar ndeshjet e mbetura të FA Kupës.

Në çerekfinale do të përballen: Lester – Çellsi, Njukasëll – Man. Siti, Shefild Junajted – Arsenal dhe Noriç – Man. Junajted, të cilët janë planifikuar të zhvillohen gjatë fundjavës, më 27 dhe 28 qershor.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 12 korrikut, ndërsa finalja më 1 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu