Përdorni vaniljen në vend të sheqerit!

0
22

Ndonëse mund të jeni përpjekur të ulni sasinë e konsumit të sheqerit gjatë ditës tuaj, diçka e tillë ka rezultuar e vështirë pasi trupi është mësuar me një sasi të caktuar të tij.

Por ekziston  një ‘truk’ që ndoshta do ju ndihmojë ta reduktoni konsumin e tij.

Një zgjidhje mjaft e mirë alternative do të ishte konsumi i vaniljes.

Provojeni që gotës me qumështit  t’i hidhni vanilje në vend të sheqerit. Në çastin kur do e provoni do duket sikur ka sheqer të mjaftueshëm, por në fakt ka 50% më pak.

Diçka e tillë funksionon pasi një pjesë e madhe e ëmbëlsirave që konsumonit kur ishit të vegjël kanë në përmbajtje të tyre vanilje dhe siç shkruan opinion në tru ajo është regjistruar si diçka e ëmbël.

Vaniljen mund ta provoni edhe në kafe apo smoothie, në këtë mënyrë do të ulet ndjeshëm konsumimi i sheqerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu