Nëse mendoni se koha e kaluar në telefon kontribuon në dhimbjen e kokës keni shumë të drejtë.
Sipas studimit të botuar në American Academy of Neurology u gjetën prova se përdoruesit e telefonave pinë më shumë qetësues për dhimbjet e kokës sesa personat e tjerë që nuk e përdorin i celularët dhe medikamentet u japin më pak efekt.
Në studim u përfshinë 400 njerëz në një spital në Indi që kishin dhimbje koke nga migrena, tensioni apo lloje të tjera, siç është dëmtimi apo infeksioni viral.
Studiuesit pyetën pacientët se sa shpesh e përdornin telefonin, sa shpesh kishin dhimbje koke dhe sa ilaçe konsumonin.
Grupi i studimit u nda pothuajse në mënyrë të barabartë, 206 prej tyre ishin përdorues të telefonit dhe 194 prej tyre jo.
Dhe sipas hulumtimit, 96% e përdoruesve të telefonave merrnin qetësues për dhimbje e kokës, ndërsa jo-përdoruesit ishin në masën 81%.
Gjithashtu përdoruesit e telefonave merrnin mesatarisht 9 pilula në muaj në krahasim me 5 pilula nga jo përdoruesit.
Njerëzit që nuk përdornin telefona ishin më të moshuar, me nivel arsimor më të ulët dhe një status socialo-ekonomik më të ulët se sa ata që përdornin smartphone.
Por më i rëndësishëm është fakti që përdoruesit e telefonave kanë më pak lehtësim nga përdoruesit e qetësuesve.