Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët

0
Gjigandi

Prindërit e paedukuar, jetesa e shpejtë, besimi në marketing dhe reklama kanë çuar deri te ushqimi i keq te shumica e fëmijëve

Ëmbëlsira sot ka shumë më tepër se më parë. Ndërkaq ky lajm vetëm sa e verifikon çfarë ndikimi ka sheqeri në shëndetin e fëmijëve tanë! – transmeton Telegrafi.

▪ Ushqimi i pasur me sheqer është fatal për mëlçinë dhe zemrën, përshpejton plakjen dhe shfaqjen e rrudhave, ndërsa për shkak të efektit shkatërrimtar në shëndet, mjekët e quajnë sheqerin – duhan i ri.

▪ Mjekët kanë vërejtur shfaqjen e sëmundjes së mëlçisë te fëmijët të cilët assesi nuk kanë qenë në kontakt me alkoolin.

Me hulumtime është treguar që shkaktar të sëmundjes së mëlçisë janë sheqernat nga lëngjet.

RonaTyra

▪ Ushqimi i pasur me sheqer mund të çojë në obezitet, i cili është një ndër iniciuesit për diabetin e tipit 2.

Sheqeri dëmton edhe zemrën – diabeti dhe sëmundjet e zemrës janë të lidhur ngushtë, ndërkaq te njerëzit me diabetin e tipit 2 janë më të shpeshtë shkaktarë të vdekjes sulmet në zemër dhe sulmet në tru.

Sheqeri mund të ndikojë edhe në mekanizmin e punës së zemrës dhe të rrisë rrezikun e ndërprerjes së punës së zemrës, shkruan në një studim të Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Zemrës.

Sheqernat sot fshihen në jogurtin e pemëve, në pashteta, kastravecë turshi, në bukë… shtohet gjithkund për të përmirësuar shijen e ushqimit dhe për të rritur shitjen.

1. T’i ulim fëmijëve konsumimin e ushqimit të keq, të kujdesemi që të hanë ushqim sezoni, të shëndetshëm dhe që në ushqim të kenë më shumë perime dhe pemë.

2. Të shmangim artikujt ushqimorë nga tregtitë me shumicë dhe të prodhuesve me shumicë – të blejnë ushqime vendore dhe nëse është e mundshme nga personat e njohur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu