Një tjetër sëmundje mjaft serioze dhe e fshehur që lidhet me sistemin e frymëmarrjes mund të përhapet pas koronavirusit, kanë paralajmëruar ekspertët.
Ndërsa masat mbrojtëse kanë filluar të largohen në të gjithë vendet, shumë njerëz do të kthehen në ndërtesat e braktisura që kanë mbetur të mbylla për disa muaj.
Mjekja Anne Clayson thotë për “The Conversation”, se sëmundja e Legionnaires është shkaktuar nga futja në sistemin e frymëmarrjes së pikave të ujit që përmbajnë bakteret e pneumonisë Legionella.
Është mjaft e rrallë por boshatisja e banesave për një kohë të gjatë, rrit shumë rrezikun e shpërthimit të këtij bakteri.
Sëmundje Legionnaires shkakton një lloj pneumonie shumë serioze. Në fakt simptomat e saj mund të gabohen lehtësisht me Covid-19, pasi pacientët përjetojnë pak a shumë të njëjtat simptoma.
Mirëpo, ndryshe nga Covid-19, kjo sëmundje e re nuk mund të transmetohet nëpërmjet njerëzve, por mund të ngjitet vetëm përmes kontaminimit të ujit apo ajrit siç është dushi, çezmat, sistemet e ajrit të kondicionuar apo pishinat.
Një shpërthim i fundit i një sëmundjeje të tillë ndodhi në Karolinën e Veriut ku u infektuan 124 njerëz, 4 prej të cilëve ndërruan jetë.
Sipas ekspertëve të gjitha sistemet ujore janë të rrezikuara, por veçanërisht banesat që kanë qëndruar për një kohë të gjatë të boshatisura.