Nëse ndjeni fryrje apo vuani nga era e keqe, kjo nuk mund të jetë si rezultat i mos-larjes së dhëmbëve apo ngrënies së tepërt, por bakterës së dëmshme të zorrëve.
Jo vetëm që mund të shkaktojë që ne të ndjehemi të lodhur dhe të mjegullt, por bakteria në fjalë mund të çojë në probleme të mëdha shëndetësore, përfshirë edhe diabetin.
Mjekja e përgjithshme dhe themeluesja e qendrës shëndetësore ‘Whole Medicine’, Dr. Michelle Woolhouse nga Britania e Madhe, ka zbuluar pesë shenjat që tregojnë se keni shëndet të dobët të zorrëve.
Probleme me tretjen
Shenja e parë që tregon se diçka nuk po shkon siç duhet me zorrët tuaja janë problemet e tretjes.
Duke folur për Threads Bed, Dr Woolhouse tha që jashtëqitja duhet të jetë e lehtë për t’u bërë dhe duhet të ndodhë një deri në tre herë çdo ditë.
Nëse kjo bëhet problem dhe vazhdon për disa kohë, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Fryrje barku
Fryrja e barkut është e zakonshme për shumë njerëz, të cilët zbulojnë se janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve të ndryshme.
Dr Woolhouse shpjegoi se ky problem shkaktohet edhe nga prodhimi i tepërt i gazrave në zorrët.
Kjo mund të shkaktohet nga disa gjëra, duke përfshirë intolerancën ndaj ushqimeve të caktuara, stresit dhe problemeve të tretjes.
Vëzhgoni se si stomaku juaj reagon ndaj ushqimeve të ndryshme dhe eliminoni ato nëse shkaktojnë probleme në vazhdimësi.
Dhimbje barku
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje rregullisht – veçanërisht në zonën tuaj të barkut – Dr Woolhouse tha që kjo është një shenjë e qartë që zorra juaj ka nevojë për vëmendje mjekësore.
Mënyra më e lehtë për t’u marrë me këtë është të konsultoheni me mjekun tuaj, i cili do t’iu kontrollojë dhe do t’ju rekomandojë me këshillat përkatëse ose ilaçet e nevojshme për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.
Refleksi dhe urthi
Dr Woolhouse tha se ekzistojnë një varg shkaqesh për këtë gjendje, por një prej tyre është zorra jo e shëndetshme.
Era e pakëndshme e gojës
Ashtu si urthi, era e pakëndshme e gojës të sinjalizojë të gjitha llojet e problemeve – përfshirë infeksionet e dhëmbëve dhe të gojës.
Por gjithashtu mund të jetë një paralajmërim që zorrë juaj nuk po funksionon ashtu siç duhet.
Mjekja e përgjthshme rekomandon që të kontrolloni një dentist.