Pesë ushtarë italianë të plagosur nga shpërthimi në Irak

0
Gjigandi

Ministria e mbrojtjes e Italisë thotë se pesë ushtarë italianë janë plagosur nga shpërthimi i një pajisjeje në Irak, shkruan AP.

Ministria tha që tre prej të plagosurve ishin në “gjendje të rëndë” në shpërthimin e pajisjes eksplozive të improvizuar (IED) derisa po kalonin të dielën në mëngjes. Nuk thoshte se ku ndodhi.

Deklarata thoshte se një ekip italian i forcave speciale po kryente “mentorim dhe trajnim” të forcave të armatosura Irakiane të përfshira në “luftën kundër grupit të Shtetit Islamik”.

Ushtarët e plagosur u evakuuan nga helikopterët ushtarakë amerikanë për në spital. TV shtetëror italian tha se ata janë në një spital në Bagdad.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu