var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karrotën për kura mjekësore. Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë. Karrota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.
Me kalimin e viteve, karrota u rendit mes ushqimeve më të shëndetshme për organizmin. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë karrota çdo ditë që të përfitojnë të mira të vazhdueshme shëndetësore.
Fibra tek karrota
Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra. Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve. Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë.
Vitamina A dhe beta karoteni
Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A. Një racion me karrota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave.
Ajo u vjen në ndihmë qelizave për t’u rritur normalisht. Beta karoteni ndihmon të parandalojë problemet shëndetësore të nxitura nga mosha, si sëmundjet koronare.
Vitamina K
Një racion me karrota ofron 16.9 mikrogramë të vitaminës K ose 20% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol thelbësor në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjaku dhe shëndetit të kockave.
A rrezikoheni nga beta karoteni i tepërt?
Ngrënia e sasive të mëdha të beta karotenit nuk ju vë në rrezik nga një mbidozë e mundshme e vitaminës A. Organizmi di vetë të rregullojë sasitë e nevojshme të beta karotenit që ka nevojë.
Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha karoteni, do të përballeni me një zverdhje të lëkurës. Nga ana tjetër është shumë e vështirë ta teproni me ngrënien e karrotave apo edhe perimeve të tjera. Sa i përket karrotës, ju mund të konsumoni një ose dy në ditë.
Lëkura e Karrotës Nuk Duhet Hequr
Lëkura e karrotës përmban gjysmën e antioksidantëve që gjenden tek kjo perime e nëntokës. Karrotat pasi t’i lani mirë gatuajini me avull ose hajini të pagatuara, duke i përfshirë në sallata ose lëngje frutash.