Celuliti është armiku më i madh estetik pothuajse i çdo femre, mirëpo këto shtresa kokëforta me mund të madh eliminohen
Për ta zgjidhur këtë problem, aktiviteti fizik është opsioni më i mirë, sepse me ndryshimin e regjimit të ushqimit nuk arrihen rezultate mjaftueshëm të mira.
Është e nevojshme të nxitet qarkullimi i gjakut, mirëpo gjithashtu edhe të nxitet djegia e yndyrave dhe nxjerrja e lëngjeve të grumbulluara, të cilat janë shkaktare për shfaqjen e celulitit.
Këto 6 ushtrime janë të krijuara posaçërisht për të sulmuar celulitin dhe për të filluar zbërthimin e qelizave yndyrore.
Nëse ia filloni që sot, për 14 ditë do t’i vëreni rezultatet.
Këshilla e instruktores së fitnesit është që të bëhen çdo ditë në afat prej dy javësh, ndërkaq pas këtij afati mund t’i bëni më rrallë, 3 herë në javë.
Stërvitja nuk merr shumë kohë, por do të nxisë procesin e shkrirjes së yndyrës në mënyrën e drejtë.
Në video-xhirimin shikoni gjithë stërvitjen: